SPORT, 8 Korrik 2023, 15:42

Zomer mes Interit dhe Bajernit, bavarezët kanë gati planin B

Zomer mes Interit dhe Bajernit, bavarezët kanë gati planin B

Jan Zomer është një nga portierët e preferuar nga Interi në rast të transferimit të Andre Onanës te Mançester Junajtid.

“Sky Deutschland” analizon situatën e zvicerianit të Bajern Mynihut i cili është në një udhëkryq tani.

Bavarezët kanë dy mundësi zgjedhje: Të vendosin t’a mbajnë në skuadër ose të pranojnë ofertën e zikaltërve.

Por në rast shitjeje, “rekordmenët” e Gjermanisë tashmë do të kishin në mendje planin B, që të çon te Xhiorxhi Mamardashvili nga Valencia.