TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Orges Shehi e ka vendosur mënyrën se si do të luajë në Europë dhe kampionat. Trajneri i bardhebluve ka vendosur që të luajë me skemën klasike 4-3-3, ku çelësi i lojës do të jetë Selmani e Hoxhallari.
Qendrën e mbrojtjes e plotëson Najdovski. Nga ana tjetër Shehi pret shumë nga dy krahët, Micin dhe Dokën. Mesfusha në këtë ndeshje ishte me lojtarët e sezonit të shkuar, por Shehi ka mendimin që në fushë të jetë Deliu, Lushkja dhe Jonuzi. Problemi i vetëm është Ardit Hila. Elbasanasi është në formë të jashtëzakonshme dhe po tregon karakter në fushën e lojës, duke shënuar disa gola. Ky është problemi kryesor i Shehit. Nga ana tjetër sulmi është vendosur me treshen Kaina, Hasani dhe Abazaj e ndoshta me Latifin në stol derisa të largohet Florenti.
Gjithsesi, Shehi ka edhe një opsion “B” me Abazajn në krye të sulmit dhe Latifin në krahun e majtë. Pak a shumë ky do të jetë formacioni që do të luajë në takimin me Dinamon e Batumit.
