SPORT, 7 Korrik 2023, 18:33

Arnautovic kërkon largimin nga Bologna, pret interesim nga dy skuadra të mëdha italiane

Arnautovic kërkon largimin nga Bologna, pret interesim nga dy skuadra

Marko Arnautovic mund të largohet nga Bologna. Sulmuesi i njohur dëshiron të ndërrojë ambient dhe të bëhet pjesë e ndonjë skuadre kompetitive.

Me largimin e Paolo Maldinit, ideja për t’u transferuar te Milani nuk vlen më, por 34-vjeçari ende beson te një kalim në Romë, skuadër e cila aktualisht është e fokusuar në objektiva të tjera.

Arnautovic gjithashtu shpreson se mund të ketë interesim nga Juventusi në muajt e ardhshëm. Massimiliano Allegri është një tifoz i sulmuesit austriak, por një lëvizje do të bëhej vetëm në rast të shitjes së Dusan Vlahovic.