TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kombëtarja shqiptare ka një armë më shumë për të arritur objektivin e kualifikimit në Europian dhe bëhetfjalë për Armando Sadikun. Rikthimin e tij, e mundësoi trajneri Silvinjo, i cili i besoi eksperiencës së sulmuesit dhe rezervoi një ftesë për të në ditën kur Armando festonte ditëlindjen e 32-të.
“Nuk kishte dhuratë më të bukur” zbulon për “Panorama Sport” bomber fluturues, i cili do të bëjë gati valixhet dhe do të niset për aventurën e tij të radhës, e cila do të jetë India. Gjatë intervistës Sadiku tregon se përse erdhi kjo zgjedhje, faktorët që ndikuan, si dhe gjithashtu thekson se Kombëtarja do t’ia dalë në sfidat vendimtare të muajit shtator.
Armando, aventura juaj e radhës do të jetë në Indi, çfarë sfide është kjo për ju?
E shikoj si një sfidë dhe eksperiencë për karrierën time. Mund të më vlejë për të zgjatur karrierën. Edhe nga ana ekonomike, ishte diçka që unë po kërkoja. Kishim një muaj e gjysmë që ishim në bisedime dhe arritëm në një pikë që më plotësuan të gjithë kushtet. Kisha qejf që të provoja një eksperiencë të re dhe të fundit në karrierën time.
Kishit mundësi të tjera për të firmosur?
Po, kisha pasi mbylla një sezon të mirë në Spanjë, mendova që ishte momenti i duhur për të ikur, duke qenë edhe 32 vjeç, mund të bëja një hap që të siguroja të ardhura ekonomike dhe një mundësi për të qëndruar shumë kohë në atë kampionat.
Ku mund të ishte destinacioni i Sadikut nëse nuk do të firmosnit në Indi?
Ishin disa ekipe, nga kampionati suedez, në Rumani po ashtu dhe të vazhdoja aty ku isha, te Kartagjena, në Kategorinë e Dytë spanjolle.
Po nga Partizani jeni kontaktuar, pasi është përfolur shumë?
Jo, unë personalisht nuk jam kontaktuar. Nuk kam pasur tratativa, ndoshta menaxheri im mund të jetë kontaktuar.
Rikthimi në Kombëtare, shumë tifozë e prisnin, por a mendoni se ishte disi i vonuar?
Më mirë vonë se kurrë. Do zoti që rikthimi im të jetë si një zjarr ose fat që ne të shkojmë në Europian/Panorama Sport