TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Klubi francez, Paris Saint-Germain ka konfirmuar zyrtarisht transferimin e mesfushorit Manuel Ugarte nga Sporting Lisbona. Kampioni francez ka vazhduar me përforcime në merkato, pasi kanë konfirmuar ardhjen e tretë, përveç trajnerit të ri Lusi Enrique.
Pas mbrojtësit Milan Skriniar dhe sulmuesit Marco Asensio, të cilët erdhën si lojtarë të lirë, PSG ka njoftuar transferimin e mesfushorit Ugarte. Ugarte është transferuar nga Sporting Lisbona, teksa ka nënshkruar kontratë pesëvjeçare me klubin nga Parc des Princes.
“Paris Saint-Germain është i kënaqur të mirëpresë Manuel Ugarte në skuadrën e ekipit të parë për fillimin e sezonit 2023/24. Lojtari uruguaian, i cili do të mbajë numrin 4, ka nënshkruar një kontratë pesëvjeçare deri më 30 qershor 2028”, thuhet në njoftim. PSG nuk ka njoftuar për shifrat e transferimit, por blerja e 22-vjeçarit thuhet se i ka kushtuar plot 60 milionë euro klubit francez.