TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Partizani zhvilloi ditën e djeshme stërvitjen e radhës në kuadër të përgatitjeve për ndeshjen e pas pesë ditëve ndaj BATE Borisov në “Air Albania” duke nisur nga ora 20:45. Prej ditësh klubi i kuq ka publikuar çmimet e biletave për betejën me bjelloruset, të cilat i gjeni në pikën e shitjes në stadiumin “Selman Stërmasi”.
Trajneri Zoran Zekiç ka nisur tashmë të zbatojë planin me detaje, teksa përveç kundërshtarit po kujdeset edhe të analizojë skuadrën e tij në videoanalizë. Ditën e djeshme trajneri ka vendosur skuadrën në situatat e lojës dhe ka nisur të tregojë sesi lojtarët do të lëvizin në ndeshjen e 11 korrikut.
Në stërvitje kanë qenë të pranishëm të gjithë, teksa i vetmi që mungon është Masanga Matondo. Ka zëra se kongolezi ka mbërritur në Tiranë në ditët e fundit, por fakt është se ai nuk është dukur në klub dhe as nuk e ka ndërmend të paktën për momentin. Partizani nga ana e vet këmbëngul në vendimin për të mos e shitur dhe situata vijon të jetë në gjendje “lufte”.