TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Bastian Shvajnshtaiger ka akuzuar Pep Guardiolën si fajtor për krizën që po përjeton sot futbolli në vendin e tij.
Në një intervistë për talkSPORT, ai deklaroi se ardhja e trajnerit spanjoll tek Bajerni i Mynihut e ndryshoi futbollin gjerman në mënyrë negative dhe se Bundesliga nuk i frikëson më garat evropiane si në të kaluarën.
“Kur Guardiola mbërriti tek Bajerni, të gjithë ishin të mendimit se ne duhej të luanim këtë lloj futbolli të fokusuar në pasimet e shkurtra, por ajo që ndodhi në fund ishte që humbëm vlerat tona. Mendoj se kombet e tjera na kanë konsideruar gjithmonë një ekip luftarak që gjithmonë vraponte deri në fund.
Një krizë e paprecedentë. Kombëtarja gjermane ka gjithsej dy eliminime radhazi të Kupës së Botës në fazën e grupeve dhe e ardhmja nuk parashikon një ndryshim të rëndësishëm. Ne e kemi humbur atë virtyt gjatë shtatë apo tetë viteve të fundit sepse thjesht e harruam. Ne ishim më të fokusuar në kalimin e topit bukur”, deklaroi ai.