SPORT, 8 Korrik 2023, 09:01

Nominimet për portën e Interit, zikaltrit tani kërkojnë dhe gardianin e Gjermanisë

Nominimet për portën e Interit, zikaltrit tani kërkojnë dhe

Me Andre Onanën, që është tashmë duke finalizuar transferimin e tij te Junajtidi, zikaltrit janë vendosur në ndjekje të pasardhësit të tij dhe i pari në listë është Anatoli Trubin.

Në selinë zikaltër është parë Edoardo Crnjar, ndërmjetës i këtij operacioni, që siç raporton “Corriere dello Sport”, ka konfirmuar se Shakhtar Donetsk po përpiqet të bëjë pazare për çmimin, por Interi nuk e vlerëson ukrainasin më shumë se 10 milionë euro, duke pasur parasysh se kontrata e tij skadon në 2024-ën dhe ka mundësi që ta marrë një vit më vonë me parametër zero.

Nga ana tjetër zikaltrit duket se kanë gjetur parimisht akordin me vetë portierin, të paktën siç raportojnë mediat pranë klubit, sipas të cilave Interi ka tashmë një marrëveshje për pesë vitet e ardhshme me 21-vjeçarin, një kontratë gjatë së cilës do të përfitojë 1.8 milionë euro në sezon.

TRAP – Ndërkohë që ngelet ende për të parë si do të vijojnë negociatat për të firmosur me ukrainasin, ka një sërë emrash që vijojnë të plotësojnë listën e drejtuesve për të zëvendësuar Andre Onanën.

Kevin Trap, portieri i Eintraht Frankfurtit, është opsioni më i ri nëse Interi nuk mbërrin dot te Trubin me zikaltrit që i besojnë eksperiencës së 32- vjeçarit.

Gjermani, që është i martuar me ish-modelen e “Victoria Secret” Izabel Gulart, i shtyrë edhe nga kjo e fundit, do ta vlerësonte transferimin në një prej kryeqyteteve europiane të modës dhe të futbollit elitar, një kombinim joshës për dyshen.