TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Deklaratat e drejtuesve të lartë të Barcelonës për rikthimin e mundshëm të Mesit në “Camp Nou” nuk janë një shaka elektorale. Barcelona në fakt ka kohë që është vënë në lëvizje duke studiuar rrugët që të çojnë te Mesi.
Siç bën me dije gazeta “Sport”, klubi ka nisur të negociojë me tregje të rëndësishme financiare në mënyrë që operacioni i regjistrimit të jetë ekonomikisht i qëndrueshëm.
Të gjithë duan gjithashtu rikthimin e argjentinasit te Barcelona dhe sponsorët e klubit katalanas mund të rezultojnë vendimtarë në një operacion që për momentin duket tepër i vështirë dhe i ndërlikuar.