SPORT, 4 Prill 2023, 22:57

“Rrufe në qiell të hapur”, Frajburgu eliminon Bajernin nga Kupa e Gjermanisë

“Rrufe në qiell të hapur”, Frajburgu eliminon Bajernin nga

“Rrufe në qiell të hapur”, Bajerni i thotë “lamtumirë” Kupës së Gjermanisë në raundin çerekfinal. Skuadra e drejtuar nga Tuhel, u mposht mbrëmjen e sotme nga Frajburgu me përmbysje 1-2, duke u eliminuar kështu nga Kupa.

 Bavarezët kaluan të parët në avantazh me Upamekanon në minutën e 19-të, ndërkohë që Hoflet në minutën e 27-të dhe Holer me penallti në minutën 90+5, arritën të përmbysnin rezultatin, duke i shkaktuar një disfatë të hidhur Tuhelit, në ndeshjen e dytë në stolin e Bajernit.

Kësisoj Bajerni këtë sezon nuk do të ketë mundësi të realizojë tripletën, teksa tashmë mbetet në garë vetëm në kampionat dhe Champions për fitimin e trofeut. Vlen të theksohet fakti se në kampionat Bajerni e kishte mundur me rezultatin 5-0 Frajburgun.