TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Armand Duka është zgjedhur sërish që të jetë pjesë e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s pas votimeve të bëra në Kongres.
Presidenti i FSHF-së mori 45 vota nga 55 të mundshme, më shumë se të gjithë kandidatët e tjerë.
Duka kështu do të jetë pjesë e Ekzekutivit të organit më të lartë të futbollit europian dhe për katër vitet të tjera.
Ai do ta jetë pjesë e Komitetit Ekzekutiv së bashku me 6 anëtarët e tjerë që u votuan pas tij.
Përveç këtij posti 4 vjeçar shumë të rëndësishëm për presidentin e FSHF-së, ai do të përfitojë edhe një rrogë të majme, e cila llogaritet të arrijë në 160 mijë euro në vit.