TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ish-lojtari i grupmoshave të Holandës, Rai Vloet, është dënuar me 2.5 vite burg dhe i është hequr patenta për 4 vite pasi aksidentoi për vdekje një fëmijë në vitin 2021. Ngjarja në fjalë i mori jetën 4-vjeçarit Gio pasi lojtari në gjendje të dehur e shtypi. Golfi i tij po lëvizte me 200 km/h duke goditur një makinë tjetër ku ndodhej edhe fëmija i pafat.
Po ashtu, thuhet se Vloet nuk tentoi për asnjë moment të frenonte për të evituar tragjedinë. Ngjarja ndodhi në qytetin e Rotterdam-it, ndërsa gjatë gjithë seancave gjyqësore, sulmuesi 27-vjeçar është përpjekur të shfajësohet.
Në Holandë ai ka luajtur me skuadra si Excelsior, Heracles apo NAC Breda e PSV, ndërsa në Itali ishte për një sezon te Frosinone.