SPORT, 14 Maj 2026, 17:10

Zherard Pike i jep të drejtë Florentino Perez: Është normale, por nuk kam përjetuar gjëra si Arbeloa

Zherard Pike i jep të drejtë Florentino Perez: Është

Zherard Pike mendon se sherret mes lojtarëve në klubet e futbollit janë normale, ashtu siç kishte deklaruar një ditë më parë Florentino Perez në konferencën për mediat, ku foli për përplasjen mes Tçuameni dhe Valverdes.

Duke folur gjatë turneut Kings League, Pikë theksoi se zënkat të cilat presidenti i kishte vlerësuar si të zakonshme gjatë 26 viteve të tij në drejtim, ishin me të vërtetë të tilla në çdo klub, pasi edhe ish-ylli i Barcelonës dhe Spanjës i kishte parë me rregullsi.

“Çdo vit ka sherre në dhomat e zhveshjeve. E ka thënë Florentino, nuk e pashë por e lexova. Çdo vit ka njerëz që zihen dhe është normale. Unë kurrë nuk jam zënë me askënd në jetën time. Është diçka që të godasësh tjetrin me shkop golfi siç e ka përjetuar Arbeloa dhe është tjetër të zihesh në rrugë, si më ka ndodhur mua. Kjo është një zënkë miqësore”, tha Pike.

Ai i referohej faktit se Arbeloa kishte treguar disa ditë më parë në konferencë për shtyp se gjatë karrierës së tij kishte përjetuar një situatë ku një shok skuadre kishte goditur një tjetër me shkop golfi dhe i referohej një zënke mes Xhon Arne Rise dhe Kreig Bellami në radhët e Liverpulit në vitin 2007.