TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Italia do të zhvillojë dy ndeshje miqësore në muajin qershor, me trajnerin Silvio Baldini i cili do të jetë përkohësisht në drejtimin e saj, duke lënë për atë periudhë punën e tij me skuadrën U21 të të kaltërve.
Dhe duket se trajneri ka vendosur që për ndeshjet ndaj Luksemburgut dhe Greqisë, të mos thërrasë asnjë nga lojtarët e ekipit të parë, emrat që dështuan në rrugëtimin e të kaltërve drejt Botërorit 2026. Ai ka zbuluar se ftesa do të ketë vetëm për futbollistët e ekipit U21.
“Meqë jam trajneri i U21 dhe Gatuzo ka dhënë dorëheqjen. Për dy ndeshjet ndaj Luksemburgut dhe Greqisë do të ftoj vetëm lojtarë të U21. Është një akt i vendosur nga logjika, jo nga kuraja. Trajneri që do të vijë pas datës 22 qershor, duhet të njohë nivelin e këtyre djemve.
Është e kotë që të bëj bashkë shumë persona, mes të cilëve lojtarë që nuk arritën kualifikimin e Italisë në Botëror, pasi nuk do të kenë motivim dhe do të duan të stakojnë spinën. Duhet të dish të zgjedhësh personat e duhur. Në momentin e propozimit, i thashë presidentit Gravina “Pranoj, por do të marr U21”. Dua të vlerësoj punën time dhe të tregoj se cilët janë këta djem”, zbuloi ai vendimin që ka marrë.