SPORT, 13 Maj 2026, 15:01

Nuk surprizon aspak, Arbeloa në një mendje me presidentin Perez: Realit i kanë vjedhur 7 La Liga

Nuk surprizon aspak, Arbeloa në një mendje me presidentin Perez:

Alvaro Arbeloa mbështet plotësisht qëndrimin e ashpër të Florentino Perez.

“A iu vodhën shtatë tituj të La Ligës Real Madridit? Sigurisht,” tha trajneri në konferencën e tij për shtyp para ndeshjes së nesërme kundër Oviedos. Presidenti dje denoncoi një fushatë anti-Madrid të organizuar nga sektorë të caktuar të shtypit dhe grupe tifozësh që kundërshtojnë rizgjedhjen e tij.

“Nuk jam këtu për të komentuar konferencën për shtyp të presidentit. Çdo tifoz i Real Madridit që e dëgjoi dje do të pajtohet se ai duhet të mbrojë interesat e anëtarëve të klubit dhe se klubi trajtohet ndryshe nga klubet e tjera në botë,” shtoi Arbeloa.

Sa i përket shtatë titujve të ligës që Florentino pretendon se iu vodhën Real Madridit, “të gjithë e dimë se çfarë ka ndodhur në 20 vitet e fundit. Jam i sigurt se ka gjëra që nuk i dimë. Standardi i dyfishtë ka ekzistuar gjithmonë. Nuk mund ta mohojmë se nuk kemi fituar një titull për dy vjet. Sa ekipe kanë mbetur pa titull për një periudhë më të gjatë?” theksoi ai, në lidhje me trajtimin diskriminues që dyshohet se i është rezervuar Real Madridit.

“Sa ekipe kanë fituar Kupat e Evropës që ne kemi fituar vitet e fundit? Nuk mendoj se tifozët janë budallenj. Ajo që i lëndon ata është keqtrajtimi i përditshëm nga kaq shumë njerëz”, pwrfundoi ai.