SPORT, 13 Maj 2026, 15:52

“Nuk e dua”, Iker Kasijas për trajnerin e ri të Realit: Është profesionist, por ky është mendimi im

“Nuk e dua”, Iker Kasijas për trajnerin e ri të Realit:

Iker Kasijas nuk e do Zhoze Murinjon në stolin e Real Madrid. Ish-portieri legjendar i madrilenëve ka shpjeguar se asgjë nuk është personale me portugezin, por vetëm një opinion.

“Nuk kam problem me Murinjon. Duket si një profesionist i mrekullueshëm për mua. Nuk e dua te Real Madrid. Mendoj se trajnerët e tjerë do të ishin më të gatshëm për të drejtuar klubin e jetës sime. Mendim personal. Asgjë më shumë”, shkruan Kasijas në rrjetet sociale.

Murinjo është kandidati kryesor, për t’u vendosur në krye të Realit. Sezoni rezultoi i dështuar me Çabi Alonson dhe Alvaro Arbeloan.

Aktualisht Murinjo drejton Benfikën. Në vazhdim pritet dhe vendimi përfundimtar.