TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Florentino Perez do të mbajë një konferencë urgjente sot, më 12 maj, duke nisur nga ora 18:00. Presidenti i Real Madrid do të flasë pas sezonit të dështuar ku nuk u fitua asnjë trofe.
“Real Madrid njofton se këtë pasdite, në orën 18:00, presidenti ynë, Florentino Perez, do të paraqitet në sallën e shtypit të Real Madrid pas mbledhjes së Bordit të Drejtorëve dhe do t’u drejtohet mediave në një konferencë për shtyp”, shkruan klubi madrilen.
Pas humbjes me Barcelonën, madrilenët janë në moment të vështirë. Dhe pse ekipi është i mbushur me yje, suksesi po mungon.
Reali është në pritje edhe për emërimin e trajnerit të ri. Deri tani Zhoze Murinjo është kandidati kryesor. Ky i fundit është aktualisht i ulur në stolin e Benfikës.