SPORT, 13 Maj 2026, 16:30

Interi do trofeun e radhës, Kivu: Dopieta nuk duhet të jetë obsesioni ynë

Interi do trofeun e radhës, Kivu: Dopieta nuk duhet të jetë

Mesazhi që doli nga salla e shtypit në “Olimpico”, i rrethuar nga trafiku i rëndë, makina, motoçikleta dhe zhurma bori për shkak të Kampionatit Ndërkombëtar të Tenisit, është vetëm një, është e ndaluar të mendosh për “dopietën”, kombinimit të titullit të Seria A dhe Kupës së Italisë që Interi nuk e ka parë që nga koha e Murinjos.

Kivu ishte pjesë e atij grupi, por ai predikon qetësi. “Ne nuk duhet ta kemi këtë obsesion ne e meritonim “Scudetton” dhe duhet të ruajmë të njëjtën kthjelltësi pa humbur entuziazmin që na solli këtu. Kam gjetur një skuadër që barazon ambiciet e mia, dhe kështu ka qenë që nga intervista e parë e Lautaros në Shtetet e Bashkuara, kur ai tha ato gjëra që ne i dimë. Aty kuptova se si ishte. Dhe është forca e këtij grupi” ka thënë në konferencën e zakonshme për shtyp Kivu.

Të shtunën, zikaltërit mundën Lazios në një ndeshje pa histori. “Këto janë kurthet. Disa mund të mendojnë se ajo që kemi bërë ka qenë e thjeshtë, por në realitet nuk është kështu. Ne duhet të jemi të përulur. Duam të nderojmë finalen e Kupës së Italisë”. Ku do të jetë Turam? Një pyetje që i është bërë si pasojë e dëmtimit të francezit.

“Ai është mirë, ai do të vlerësohet vetëm pra ndeshjes”. Shumë e qartë, e përkthyer, ai do të luajë që në fillim me Lautaron. Chivu foli gjithashtu për mënyrën se si u trajtuan humbjet, duke iu referuar fjalëve të Mario Çekit, përgatitësit taktik të skuadrës. “Merita shkon për djemtë. Ata ishin gjithmonë në top dhe dinin të reagonin. Forca e këtij grupi është se ai e di se çfarë përfaqësojmë. Po flasim për një skuadër që ka arritur tre fi nale evropiane, që ka fi tuar tituj lige, kupa dhe superkupa. Niveli i konkurrencës është i lartë. Këtu fi tojmë dhe humbasim së bashku, gjithmonë”.