SPORT, 24 Gusht 2024, 22:48

Zhbllokohet sulmuesi i Kombëtares shqiptare, 22-vjeçari gjen rrugën e rrjetës në futbollin italian

Zhbllokohet sulmuesi i Kombëtares shqiptare, 22-vjeçari gjen

Zhbllokohet më në fund sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Marvin Çuni. 22-vjeçari gjeti rrugën e rrjetës me fanellën e Frosinones në duelin ndaj Specias të vlefshme për javën e dytë të Serisë B. 

Pas asist të Darboe, talenti shqiptar, arriti të tunde rrjetën, një gol që i mungonte që nga 6 nëntori i vitit të kaluar, kur shënonte ndaj Empolit në Serinë A.

Ky është goli i dytë i Çunit me fanellën e Frosinones. Shqiptari kërkon që të shndërrohet në pikë referimi në sulmin e skuadrës italiane. Vlen të theksohet fakti se Çuni është një produkt i akademisë së Bajernit dhe pritet shumë nga ai.