TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

“Ylli” portugez, Francisco Conceiçao e ka treguar veten e tij në fushën e blertë, ku prej dy sezonesh tashmë është një prej lojtarëve që shkëlqen më shumë me fanellën e “Dragonjve” të Porto dhe këto performanca fantastike i vijoi edhe në Euro 2024, ku nderoi Kombin e tij.
Stili i tij i lojës ka mahnitur një sërë ekipesh, ndër to edhe “Bardhezinjtë” e Juventus, me “Zonjën e Vjetër”, që po pëson një revolucion të vërtetë në skuadër pas ardhjes së dyshes Gunitoli-Thiago Motta.
Sipas raportimeve më të fundit të mediave portugeze, “gjigantët” e futbollit italian kanë nisur nga puna për afrimin e 21-vjeçarit, si fillim në formë huazimi, me detyrimin për ta blerë në fund të sezonit dhe tashmë mund të thuhet se mungon vetëm firma mes palëve për ta quajtur talentin e sulmit, si lojtarin më të ri të Juventus. Ndërkaq, kujtojmë se sezonin e shkuar Conceiçao ishte një protagonist në sezonin e Porto, ku shënoi plot 8 gola dhe asistoi 8 të tjerë, në 43 sfidat e zhvilluara, ndërsa në Euro 2024 u aktivizua 4 herë dhe shënoi 1 gol, atë që i dha fitoren “Luzitanëve” përballë Republikës Çeke.