TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

U luajtën ditën e sotme 6 duelet e vlefshme për javën e parë të Kategorisë së Parë, ku u shënuan në total plot 11 gola. Spikasin triumfet e Burrelit dhe të Besës në transfertë. Ndërkohë që Vora, Kukësi dhe Pogradeci bënë detyrën në shtëpi, duke marrë 3 pikë të rëndësishme.
Sfida e vetme e mbyllur në barazim ishte ajo mes Korabit dhe Lushnjës.
REZULTATET:
VORA – APOLONIA 1-0
Kasalla 31′
KUKËSI – ERZENI 1-0
Beshiraj 78′
FLAMURTARI – BURRELI 1-2
Fernando 21′ / Ferruku 30′ , Hoti 49′
VALBONA – BESA 0-2
Indio Oliveira 64′ , A. Farruku 74′ (autogol)
KORABI – LUSHNJA 0-0
POGRADECI – KASTRIOTI 3-1
Panadiç 24′, Pengu 72′, Piu 86′ / Ajazi 76′.