TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Manchester City fitoi me përmbysje 4-1 ndaj Ipswich Town, në një ndeshje ku edhe një herë tjetër shkëlqeu Erling Haaland.
Miqtë shënuan të parët me Szmodics në minutën e 7, ndërkohë që Haaland në minutën e 12, De Bruyne (14’) dhe sërish Haaland (16’) përmbysën menjëherë rezultatin në 3-1. Për golin e katërt mendoi sërish Haaland, i cili e mbylli sfidën me tregolësh.
Fitore bindëse edhe për Tottenham, që shpartalloi me rezultatin 4-0 Evertonin.