TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Armando Broja mbetet në qendër të merkatos në Premier Ligë. Edhe pse huazimi te Ipswich Town dukej thjesht një formalitet, marrëveshja është prishur.
Chelsea dhe skuadra e porsangjitur në elitën e futbollit anglez nuk ranë dakord për detajet formale dhe negociatat u mbyllën. Të dy klubet lëvizën në kërkim të zgjidhjeve të tjera në merkato.
Për sa i takon të ardhmes së Brojës, mbetet të kuptohet ende nëse Chelsea do ta mbajë sulmuesin shqiptar, apo ta largojë. Në situatën e krijuar, në garë është futur edhe Everton. Klubi nga Liverpuli pritet të shesë Beton ose Muapaj-in dhe në atë rast, 22-vjeçari kuqezi cilësohet si alternativa ideale për sulmin.