TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Me merkaton e verës që ka hyrë në fazën e saj më të nxehtë, të gjitha klubet anë e mbanë botës po kërkojnë intensivisht përforcimeve të reja. Në listë janë edhe klubet e Arabisë Saudite, të cilat tashmë kanë vënë në fokusin e tyre brazilianin e Tottenham, Richarlison dhe me ardhjen në klub të dy talenteve të reja të sulmit, Achie Gray e Lucas Bergyall, zëvendësimi i tij nuk do ishte problem.
Klubi nuk është aspak kundër shitjes së 27-vjeçarin, mirëpo kërkon plot 60 milionë paundë për kartonin e tij, aq sa pagoi në arkat e Everton, në verën e vitit 2022 dhe shitja e tij do t’u mundësonte “londinezëve” të vazhdonin me planet e tyre verore për të forcuar skuadrën me afrime të tjera.
Ange Postecoglou kërkon freski në sulm dhe në vend të Richarlison preferohen dy sulmues potentë të momentit si “ylli” i Brentford, Ivan Toney dhe “bomberi” meksikan, Santiago Gimenez.