SPORT, 14 Gusht 2022, 15:35

Vllaznia zyrtarizon ish-mesfushorin e Partizanit

Vllaznia zyrtarizon ish-mesfushorin e Partizanit

Esat Mala është lojtari më i ri i klubit shkodran. Vllaznia ka zyrtarizuar këtë goditje në merkato përmes një njoftimi në faqen e tyre zyrtare.

Mesfushori 23-vjeçar i është bashkuar ekipit para disa ditësh por sot ka ardhur zyrtarizimi në të cilin do ta mbajë atë pjesë të Vllaznisë deri në vitin 2024.

Mala u shpall kampion me Partizanin në vitin 2019, gjë për të cilën shpreson ta bëjë me ekipin shkodran.