SPORT, 13 Gusht 2022, 19:07

Napoli pranë goditjes së madhe në merkato, skuadra e Spaletit gjen akordin me ish-futbollistin e Realit

Napoli pranë goditjes së madhe në merkato, skuadra e Spaletit

Napoli duket pranë transferimit të portierit të PSG-së Kejlor Navas pas arritjes së akordit mes palëve.

Sipas raportimeve nga “Corriere dello Sport” në orët e fundit ka pasur bisedime të avancuara mes drejtuesve të klubit italian dhe përfaqësuesve të lojtarit ku është gjetur një akord për një kontratë dy-vjeçare.

Në këto kushte Napolit i mbetet vetëm të gjejë akordin me Parisin ku nuk pritet të ketë rezistencë nga ana e francezëve me operacionin që pritet të mbyllet me sukses.