SPORT, 14 Gusht 2022, 14:26

Videoja që po bën xhiron e rrjetit, Mbape mërzitet se nuk i pasuan topin/ Shikoni reagimin befasues të yllit francez

Videoja që po bën xhiron e rrjetit, Mbape mërzitet se nuk i

Një video epike e Kilian Mbapesë, në duelin e djeshëm ndaj Montpelierit po bën xhiron e rrjeteve sociale.

Në pjesën e dytë, Mbape kërkoi topin nga shokët e skuadrës, në një aksion ku protagonist ishte blerja e re, portugezi Vitinja.

Mesfushori nuk zgjodhi ta pasojë te sulmuesi francez në krahun e majtë, por vazhdoi aksionin dhe e pasoi topin te Lionel Mesi.

Reagimi i Mbape ishte i pabesueshëm, ku ai u ndal në mes të aksionit, tundi duart me pakënaqësi dhe hoqi dorë nga sulmi i mëtejshëm. Një veprim aspak profesionist ky, që ka marrë kritika të shumta.

Francezi zhgënjeu me sjelljen e tij, duke nxjerrë në dalin në pah problemet që parizienët kanë në klub.