SPORT, 13 Gusht 2022, 23:15

Barcelona e nis me hapin e gabuar, vetëm barazim ndaj Rayo Vallecanos së Balliut

Barcelona e nis me hapin e gabuar, vetëm barazim ndaj Rayo Vallecanos

Barcelonës nuk i bëjnë derman as blerjet e reja. Ekipi i drejtuar nga Xavi barazoi 0-0 me Rayo Vallecanon e Ivan Balliut, në ndeshjen e parë të kampionatit.

Edhe pse gjigandët e La Liga do luanin me blerjet e reja si Raphinha, Levandovski apo Christensen, sërish do ishte e pamundur fitorja.

Mysafirët do të tregoheshin të rrezikshëm në fundin e pjesës së parë me Alvaro Garcia, por Ter Stegen do të gjendej në vendin dhe kohën e duhur.

Në minutën e 82-të, Levandovski do të kishte një mundësi të mirë, gjithsesi s’do mund të tregohej i saktë.

Katalanasit do ta mbyllnin ndeshjen me një lojtar më pak, pasi në fund Busquets do të merrte kartonin e dytë të verdhë.