SPORT, 13 Gusht 2022, 22:58

Shënojnë Lukaku dhe Dumfris, Interi e nis me fitore kampionatin

Shënojnë Lukaku dhe Dumfris, Interi e nis me fitore kampionatin

Interi ka fituar ndeshjen e sotme ndaj Leçes e para në këtë sezon me një gol në minutën e 95-të që vulosi rezultatin final 1-2.

Dumfris vulosi fitoren e zikaltërve, me holandezin që është një nga lojtarët më të përfolur për tu larguar nga zikaltërit në këtë merkato, por me këtë gol duket ta ketë siguruar vendin dhe për sezonin e ardhshëm.

Romelu Lukaku gjithashtu shënoi golin e parë të sfidës në rikthimin për zikaltërit në Serinë A. Nuk pati minuta në këtë sfidë për mesfushorin e Kombëtares, Kristjan Asllani ku rezultati ende i pavendosur bëri që Inzagi të zgjidhte të aktivizonte disa sulmues përpara 20-vjeçarit.

Leçe-Inter 1-2
Cise 48’/ Lukaku 2′, Dumfris 95′