TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Indrit Tuci ka gjetur sot golin e parë të sezonit në kampionatin kroat të futbollit, ku ai vesh fanellën e Lokomotiva Zagreb. Sulmuesi i përfaqësueses Shpresa ka shënuar në sfidën ndaj Gorica, por nuk ka ndihmuar dot ekipin e tij që të siguronte pikë në këtë sfidë.
Lokomotiva Zagreb është mundur me shifrat 3-2 nga Gorica, edhe pse e nisi ndeshjen me avantazhin e Vasilj. Vendasit shënuan 3 herë në pjesën e dytë dhe kthyen sfidën në favorin e tyre. Tuci e nisi ndeshjen nga stoli dhe u aktivizua në minutën e 79 të sfidës. Atij iu deshën vetëm 5 minuta në fushë për të shënuar golin që çoi rezultatin në 3-2.
Megjithatë, rrjeta nuk u tund më dhe Gorica mori tre pikët, duke ndalur Lokomotiva Zagreb e cila ishte vënë në ndjekje të skuadrave të kreut duke pretenduar që në këtë sezon të siguronte një vend në zonën e Europës.