SPORT, 13 Gusht 2022, 23:37

Shkëlqen Nejmar, tund rrjetën edhe Sançez. PSG shënon pesë golat e radhës në kampionat

Shkëlqen Nejmar, tund rrjetën edhe Sançez. PSG shënon

PSG ka vazhduar ritmin mbresëlënës të startit të kampionatit, duke shënuar pesë gola edhe në ndeshjen e dytë të tij.

Skuadra e drejtuar nga Galtie, pas suksesit 5-0 në ndeshjen e hapjes kundër Klermont, ka mundur me shifrat 5-2 Montpelje në një duel të dominuar që nga minuta e parë.

Omlin ishte heroi i Montpelje në pjesën e parë të ndeshjes, teksa ndaloi gjuajtjet e Nejmar dhe Mesi si dhe një penallti të Mbape.

Por ai nuk mund të bënte asgjë kur Sako devijoi në portën e tij një pasim të Mbape, duke i dhënë avantazhin PSG-së. Shifrat u dyfishuan para fundit të pjesës së parë me Sako përsëri protagonist pasi shkaktoi penallti dhe me Nejmar i cili ishte ai që u shfaq në pikën e bardhë, duke ekzekutuar me lehtësi.

Braziliani shënoi edhe të tretin për skuadrën e tij në fillimin e pjesës së dytë, ndërsa më pas Khazri shkurtoi përkohësisht diferencës. Megjithatë, Mbape shënoi golin e katërt dhe Renato Sançez debutoi me parisienët duke shënuar golin e pestë për ekipin e ri. Çato realizoi në minutat e fundit, por shërbeu për statistikë, pasi suksesi i padiskutueshëm 5-0 vendos që në start PSG-në në krye të klasifikimit të kampionatit.