SPORT, 13 Gusht 2022, 20:19

Miqësoret, Kolela debuton me fitore në stolin e Partizanit, Tirana bind ndaj Bylisit

Miqësoret, Kolela debuton me fitore në stolin e Partizanit, Tirana

Partizani ka triumfuar në miqësoren ndaj Teutës, të cilën e ka fituar me rezultatin 1-2.

Durrsakët gjetën të parët golin e avantazhit, ku ishi i sfidës Hebaj realizon mjeshtërisht nga goditja e dënimit, por këmbëngulja e “Demave” bërë i rezultati i sfidës të ndryshonte fillimisht me një autogol të Elezit dhe më pas me golin e Celës që i dha fitoren “Të Kuqve”.

Trajneri i ri i Partizanit, Xhovani Kolela e nis kështu me një fitore në prag të startit të sezonit të ri.

Tirana ka arritur të fitojë me rezultatin 3-1 miqësoren e sotme kundër Bylisit. Skuadra e drejtuar nga trajneri Orges Shehi ka bindur ndaj ballshiotëve duke përmbysur rezultatin që në pjesën e parë. 

Të parët që shënuan ishin vendasit me Ruçin në minutën e 39-të.

Por, tri minuta më pas ishte Xhixha që barazoi rezultatin, ndërsa në fundin e pjesës së parë Ismailgeci i dha avantazhin kampionëve. Pjesa e dytë ishte e luftuar nga të dy ekipet dhe në minutën e 76-të, Ardit Hila shënoi dhe vulosi rezultatin në 3-1. 

Një test pozitiv për kampionët e Shqipërisë që tregojnë para fillimit të sezonit të ri se do të jenë ata skuadra për t’u mposhtur.