TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Tashmë është e kryer. Enis Çokaj do të jetë pjesë e Bokum në edicionin e ardhshëm, ndërsa kontrata e firmosur me klubin gjerman është 3-vjeçare.
“Waz Redaktion” raporton se Çokaj ishte në stadium më 26 prill, ndërsa Bokum po luante në shtëpi. Çokaj është po ashtu pjesë e Kombëtares shqiptare, teksa këtë sezon po e mbyll në huazim te Levadiakos në Superligën greke.
Kartonin e tij ndërkohë e zotëronte Panathinaikos. Kujtojmë se për herë të parë si profesionit luajti me ekipin e Laçit.
Bokum ndërkohë është i interesuar edhe për Faton Ademin. Ky i fundit luan në kategorinë e tretë të futbollit gjerman me Alemania Achen.