TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Spanjollët e Betis u mposhën 2-3 nga italianët e Comos në miqësoren që nuk rezultoi si e tillë. Në stadiumin e Cadiz, fundi i pjesës së parë solli një përleshje masive mes futbollistëve, me arbitrin që akordoi dy kartona të kuq.
Gjithçka nisi pas shuplakës që Fornals i Betis i dha Perrones së Comos. Kaq u desh që në fushë situata të ishte e ndezur për shumë minuta. Edhe trajneri i Betis, Pellegrini, iu drejtua kolegut Fabregas për egërsinë e Cutrones në stol.
Tensionet u rritën edhe për shkak të ndërhyrjeve shumë të ashpra të lojtarëve të Comos në fushën e lojës, të cilat prodhuan skena të pahijshme, si shuplaka, grushta dhe një përleshje.
Me futjen në dhomat e zhveshjes gjithçka u qetësua dhe pjesa e dytë u luajt pa probleme. Në fund ishte Como e Fabregas që fitoi 2-3 me golat e Diao, Da Cunha dhe Azon në shtesën e ndeshjes.
Real Betis v Como in a friendly tonight ???? pic.twitter.com/PxH2jhZSPu
— ???????????????????????? ???????????????????? ???????????????????????????????? (@thecasualultra) August 6, 2025