SPORT, 4 Gusht 2025, 17:54

Jamal i driblon të gjithë, Barcelona jep spektakël me fitoren 5-0 në Korenë e Jugut. Rashford tund rrjetën si katalanas

Jamal i driblon të gjithë, Barcelona jep spektakël me fitoren 5-0

Barcelona ka vazhduar turneun e saj aziatik me një fitore domethënëse 5-0 ndaj Daegu FC në Korenë e Jugut, duke dhënë sinjale se skuadra e Flik kërkon ta nisë në maksimum sezonin e ri. Jamal ishte protagonist absolut në 45 minutat e para që luajti, ndonëse nuk gjeti rrjetën.

Numri 10 ishte i pandalshëm me driblimet e vazhdueshme në krah, duke detyruar kundërshtarët në çdo moment t’i vendosnin përballë të paktën dy lojtarë, duke lejuar hapësira për të tjerët. Ndaj në pjesën e parë erdhën me lehtësi golat e Gavit dhe Levandovskit.

Gavi shënoi një tjetër në startin e pjesës së dytë, duke u konsoliduar tashmë, si lojtari që bën gjithçka në mesfushën e katalanasve. Më pas ishte Toni Fernandez ai që çoi shifrat në 4-0, para se Rashford të shënonte golin e tij të parë si katalanas, për të vulosur suksesin 5-0.