SPORT, 6 Gusht 2025, 21:22

Rio Ferdinand nuk bindet nga Gyokeres: I ka shënuar ekipeve të dobëta

Rio Ferdinand nuk bindet nga Gyokeres: I ka shënuar ekipeve të

Padyshim që ardhja e suedezit Viktor Gyokeres në Premier Ligë shihet si një vlerë e shtuar e kampionatit anglez, aq më tepër kur ish-bomberi i Sportingut ka qenë një nga emrat më të përfolur të merkatos verore.

Sulmuesi, i njohur me nofkën “Kanibali” sa i takon stilit të veçantë të festimit pas golave, tashmë është një lojtar i Arsenalit, që investoi plot 70 milionë euro + 10 milionë bonus për ta transferuar atë nga Sportingu i Lisbonës. 27-vjeçari, vjen pas një periudhe të jashtëzakonshme në Portugali, ku ka realizuar rreth 100 gola në dy sezone. Megjithatë, blerja e tij nuk ka kaluar pa polemika.

Legjenda e Premier Ligës dhe ishmbrojtësi i Mançester Junajtid, Rio Ferdinand, ka shprehur rezerva në lidhje me lojtarin e Suedisë. “Do të thoja se shumë nga golave e tij kanë ardhur kundër skuadrave mjaft të dobëta në kampionatin portugez. Them se diçka e tillë duhet të jetë një sinjal alarmi. Nuk po e shaj si blerje, por thjesht po bëj një reflektim më thellë sa i takon CV-së së këtij sulmues”, shpjegoi Ferdinand.

Ish-kapiteni i “Djajve të Kuq” komentoi edhe debutimin e Gyokeres me fanellën e Arsenalit: “Ai pati kundër dy përbindëshave si Romero dhe Van de Ven të Totenhamit. Ata e bëjnë jetën e vështirë për çdo sulmues dhe ai nuk ishte aq dominues në planin fizik, siç ishte mësuar në Portugali. Pyetja që më lind është: nëse nuk është aq i fuqishëm, çfarë tjetër mund të ofrojë?”.

Gjithsesi, Ferdinand sheh një “dritë” të vogël sa i takon suksesit të suedezit në Londër: “Te Arsenali do të ketë shumë më tepër mundësi për të shënuar. Me lojtarë si Saka, i cili ka marrë barrën e ofensivës vitet e fundit, edhe Gyokeres mund të ndihmojë për të ulur presionin e të tjerë. E pse jo, për të shënuar edhe ai.