SPORT, 5 Gusht 2025, 20:35

Kaloi e para në avantazh në minutën e 5-të, Shqipëria U19 shpërbëhet në miqësoren me Italinë

Kaloi e para në avantazh në minutën e 5-të, Shqipëria

Shqipëria U19 është mundur sot 4-1 në miqësoren e parë ndaj bashkëmoshatarëve të Italisë, me të cilët do të ndeshet përsëri pas të enjten në Novara.

Kuqezinjtë e drejtuar nga Juljan Ahmataj, e nisën ndeshjen me një gol të shpejtë pasi gjetën rrjetën që në minutën e 5-të të sfidës me B. Krasniqin me gjuajtjen e parë në portë.

Por brenda pak minutash situata ndryshoi plotësisht, pasi me dy goditje këndi radhazi, Pelini dhe Mafesoni përmbysën rezultatin për vendasit kur regjistrohej minuta e 14.

Artesani çoi shifrat në 3-1 në fundin e pjesës së parë, ndërsa në fillimin e të dytës Moskoni thelloi rezultatin për Italinë që dominoi plotësisht ndeshjen duke i dhënë rrallëherë mundësinë kuqezinjve të dilnin para në kërkim të një tjetër goli. Kësisoj, sfida u mbyll me fitoren 4-1 të Italisë, ndërsa pritet të shihet se si do të paraqiten kuqezinjtë pas dy ditësh në takimin e radhës mes ekipeve.