TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Darvin Nunjez po bëhet gati t’i japë lamtumirën Liverpulit dhe të nisë një aventurë të re. Sulmuesi uruguaian, raportohet se i ka thënë “po” ofertës që i ka mbërritur nga Al Hilali, klubi në Arabinë Saudite i cili ka emëruar trajner pak muaj më parë Simone Inzagin.
Ka qenë pikërisht insistimi i trajnerit italian ai që ka bindur futbollistin që t’i thotë “po” kësaj oferte, kundrejt atyre që kishte marrë për të vazhduar karrierën në klube me emër në Europë. Milani dhe Juventusi në Serinë A kishin shfaqur interes për lojtarin, por nuk mund të përballonin kërkesat financiare të marrëveshjes me te.
Nunjez, i cili u transferua te Liverpuli në vitin 2022 për rreth 75 milionë euro nga Benfika, tashmë do të transferohet në Arabinë Saudite për rreth 60 milionë euro, një shifër ku janë përfshirë edhe bonuset që janë lehtësisht të arritshme. Ajo që ka shtyrë lojtarin të pranojë transferimin, është padyshim rroga marramendëse që i është ofruar, plot 20 milionë euro neto në sezon.