TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Luka Modriç ka zbarkuar në Milano dhe sot është prezantuar zyrtarisht para mediave si futbollisti më i ri i kuqezinjve. Në konferencën e prezantimit, ai ka folur për këtë sfidë te kuqezinjtë, duke mos kursyer as batutat për trajnerin Masimiliano Alegri, të cilin në karrierë e ka ndeshur si kundërshtar disa herë në vitet kur ishte pjesë e Realit.
Një nga kujtimet më të hidhura të Alegrit është finalja e Ligës së Kampioneve që humbi me Juventusin ndaj Real Madridit dhe kroati ka thënë me shumë humor se do të shmangte bisedat rreth asaj ndeshje.
“Me shumë mundësi nuk është një kujtim i mirë për të, por do të mundohem që të mos flas shumë rreth saj (qesh). Nuk dua që trajneri të inatoset me mua. Pres me padurim ta njoh, kam folur pak me të. Jam shumë i lumtur që do të stërvitem nga Alegri, është mes më të mirëve në botë, një fitues. Pres me padurim që të zbuloj se si më sheh në fushë në këtë skuadër”, tha Modriç duke folur për teknikun e kuqezinjve.