SPORT, 4 Gusht 2025, 17:02

Lukman kërkon Interin, drejtuesi i Atalantës shpjegon “jo”-në: Kishim akord, por na tha se në Itali…

Lukman kërkon Interin, drejtuesi i Atalantës shpjegon

Luka Perkasi, administratori i Atalantës, ka folur sot publikisht rreth çështjes së Ademola Lukman. Sulmuesi kërkon me çdo kusht largimin nga bergamaskët për t’iu bashkuar Interit, ndërsa klubi i tij ka refuzuar ofertat që kanë bërë deri tani milanezët.

Lukman raagoi edhe me një mesazh publik, duke deklaruar se Atalanta nuk kishte mbajtur premtimin që i kishte bërë për transferimin nëse do të vinte një ofertë e përshtatshme. Por sipas Perkasit, e vërteta nuk është plotësisht ashtu siç e përshkuan futbollisti nigerian.

“Kjo është një mundësi për të sqaruar se çfarë ka ndodhur. Vitin e kaluar, përballë një oferte prej 20 milionë eurosh të PSG, lojtari na kërkoi që ta shitnim. Atalanta, duke qenë se është një klub i besueshëm, kishte premtuar se do të shiste lojtarin në dritaren aktuale të merkatos, duke u bazuar në dy pika, që na i kishte kërkuar vetë ai: si fillim të arrinte një super klub europian dhe që në Itali nuk do të shihej më kurrë me një fanellë të ndryshme nga ajo e Atalantës. Si për atë që ka bërë këtu, si për atë që ka marrë nga klubi.

Sot, situata që njihni ju është krejtësisht ndryshe. Gjithsesi, klubi gjithmonë është i vëmendshëm për të vlerësuar kohët dhe vlerat e lojtarëve të vet, por si gjithmonë, është klubi i Atalantës ai që vendos”, shpjegoi për mediat administratori i bergamaskëve.