SPORT, 2 Gusht 2025, 19:17

Luis Diaz debuton si protagonist te Bajerni, bavarezët fitojnë ndaj Lionit në miqësore

Luis Diaz debuton si protagonist te Bajerni, bavarezët fitojnë ndaj

Sulmuesi kolumbian Luis Diaz ka bërë një debutim si protagonist kryessr në miqësoren e fituar nga Bajern Mynih përballë Olimpik Lionit.

I aktivizuar në startin e pjesës së dytë të ndeshjes nga trajneri Vinsent Kompani, ai i dha gjallëri sulmit dhe pas pak sekondash në fushë kishte mundësinë të shënonte në portën kundërshtare. Megjithatë, ishte pikërisht një faull ndaj tij që solli penalltinë nga e cila Olise siguroi avantazhin në minutën e 53-të.

Më pas ishte përsëri Olise ai i cili transformoi në gol një pasim të artë të Gnabri duke dyfishuar shifrat. Në fund ishte Gomës i cili shënoi për Lionin, duke vulosur rezultatin përfundimtar 2-1 të miqësores.