SPORT, 15 Janar 2023, 16:21

VIDEO/ Pikturoi portretin e Mesit në kartmonedhë, artisti 23-vjeçar: Do të doja të paktën që ai ta shikonte...

VIDEO/ Pikturoi portretin e Mesit në kartmonedhë, artisti

Një piktor argjentinas Mauro Markos ka vizatuar Lionel Mesin në një kartmonedhë 10 dollarëshe dhe më pas e shpërndau videon në rrjetet sociale.

Pas bujës së madhe që bëri, njëri prej fansave të futbollistit donte ta blinte për 60.000 pesos. Pavarësisht kësaj, ëndrra e piktorit është që “Pleshti” të arrijë ta shikojë veprën e realizuar.

“Do të doja të paktën që Mesi ta shihte. Nëse do të më pyeste, nuk e mendoj dy herë dhe do ia jap. E nisa ditën e parë të Kupës së Botës dhe e përfundova pikërisht në orën 6 të mëngjesit në ditën e finales”, deklaroi 23-vjeçari.