TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kishte vetëm një mënyrë që një tifoz i Napolit ta bënte edhe më të paharrueshme fitoren 5-1 ndaj Juventusit.
Dhe ishte bast i çmendur, duke parashikuar rezultatin e saktë të supersfidës së zhvilluar mbrëmjen e së premtes. Atij i buzëqeshi fati teksa besoi në suksesin e papritur të napolitanëve, vuri bast 350 euro duke parashikuar rezultatin e saktë 5-1 dha fitoi plot 36,750 euro.
Një disfatë e tillë për bardhezinjtë nuk kishte ndodhur prej rreth 30 vitesh në kampionat dhe për këtë arsye ishte shumë e vështirë të hipotezoheshe veçanërisht në përmasat e rezultatit.