TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Klubi i Bylisit ka bërë një lëvizje të rëndësishme në merkaton e janarit teksa ka përforcuar radhët me një lojtar i cili ka shumë eksperiencë në futbollin shqiptar. Vangjel Zguro është bërë afrimi i parë i ballshiotëve për merkaton e janarit.
Pak orë pasi vetë lojtari lajmëronte largimin e tij nga Skënderbeu, ka ardhur edhe zyrtarizimi në klubin e Bylisit.
“Zyrtare! Vangjel Zguro, një lojtar me shumë eksperiencë në kampionatin tonë, është afrimi i parë në këtë merkato te klubi ynë”, shkruhej në njoftimin e Bylisit i cili tashmë do të ketë një opsion më shumë në dispozicion të Bellait për të ndihmuar ekipin që të sigurojë mbijetesën në këtë edicion.