TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Në momentin më të rëndësishëm të sezonit, një ditë pas fitores së bujshme përballë Juves, Napoli humbet lojtarin e 12-të, humbet tifozët. Jo vetëm Napoli, por edhe klubi i Romës, duhet të bëjë llogaritë pa tifozët e tyre në transfertë për dy muajt e ardhshëm.
Ky vendim është bërë publik këtë të shtunë nga ministri i Brendshëm, Matteo Piantedosi, pas ngjarjeve që ndodhën më 8 janar ku tifozët u përplasën ndërmjet tyre duke sjell bllokimin e autostradës A1:
“Ju bëj me dije se me shumë mundësi do të firmosim një dispozitë ndaluese për tifozët e Romës dhe Napolit në ndeshjet e tyre në transfertë për dy muajt e ardhshëm”, u shpreh ndër të tjera ministri i Brendshëm gjatë një konference për shtyp.