TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Reali dhe Barça luajnë një “Klasike” në finalen e Superkupës së Spanjës, me të dyja skuadrat që duan trofeun e parë të sezonit.
Reali ka vijuar përgatitjet në Riad në prag të finales së Superkupës së Spanjës kundër Barcelonës. Klubi “Merengues” ka komunikuar përfundimisht mungesën e Lukas Vaskez, i dëmtuar ndaj Valencias.
Mbrojtësi i djathtë do të mungojë një muaj e gjysmë e për pasojë nuk do të jetë gati as për finalen e nesërme.
Ndërkohë që Kamavinga e Militao, gjithashtu të dëmtuar ndaj Valencias, kanë dalë rregullisht në stërvitje dhe pritet të jenë në shërbim të trajnerit Ançeloti për takimin.
Edhe Barcelona ka pikëpyetjet e veta para finales së madhe të Superkupës kundër Realit të Madridit. Dy shqetësimet kryesore për trajnerin Ksavi janë Osman Dembele dhe Frenki de Jong.
Të dy lojtarët kanë dalë me probleme nga sfida kundër Betisit duke shqetësuar disi Ksavin.
Mirëpo nga stafi mjekësor i Barcelonës, besojnë se francezi dhe holandezi nuk do të kenë probleme për të qenë në fushë.
Thjesht stafi po punon që ata të mbërrijnë në 100% të formës.

