SPORT, 14 Janar 2023, 18:47

Bekim Balaj kthehet në shtëpi, Vllaznia fiton duelin me Tiranën dhe Partizanin

Bekim Balaj kthehet në shtëpi, Vllaznia fiton duelin me Tiranën

Bekim Balaj është një futbollist i ri i Vllaznisë. Sulmuesi i përfaqësueses shqiptare është kthyer përsëri në Superiore dhe ka firmosur me klubin ku nisi karrierën e tij në Shkodër.

Sulmuesi shkodran ishte larguar nga skuadra e Keçiorengyçy në kampionatin turk dhe ishte në kërkim të një aventure të re. Për sulmuesin 32-vjeçar u interesuan menjëherë ekipet e Superiores me Vllanzinë, Partizanin e Tiranën të cilat nisën kontaktet me të. Por në fund duket se ka mbizotëruar dëshira për të luajtur edhe një herë me ekipin e Vllaznisë, fanellën e të cilit ka veshur në fillimet e karrierës deri në vitin 2010.


Zyrtarizimi i marrëveshjes u bë nga klubi i Vllaznisë me një postim në rrjete sociale ku Balaj shfaqej përkrah drejtorit sportiv Miloti dhe presidenti Xhaferi.