TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Mesfushori i Standard Liezh, Aron Donum, i propozoi për martesë të dashurës së tij Seline Bizet pas fitores ndaj Anderleht. Pavarësisht trazirave që u shoqëruan gjatë ndeshjes, futbollisti arriti ta surprizonte atë.
Pas përfundimit të sfidës futbollistët dhe stafi i Liezh formuan një rreth, ku në mes ishte Donum me një unazë në dorë dhe i ulur në gjunjë. Ai i propozoi dhe përgjigja e saj ishte “PO”.
Në dritën e plotë të kamerave dhe tifozëve në stadium, ajo ngriti dorën për të treguar unazën e saj teksa kishte mbetur pa fjalë. I gjithë momenti emocionues është publikuar në faqen e klubit në Twitter.
What a moment ???? pic.twitter.com/svRLO9h78v
— Standard de Liège (@Standard_RSCL) October 24, 2022
Ky moment vërtet i paharrueshëm është përmbyllur me foto të çiftit.