SPORT, 24 Tetor 2022, 13:25

Fundjavë pozitive për lojtarët shqiptarë në Europë, ja si vlerësohen legjionarët

Fundjavë pozitive për lojtarët shqiptarë në

Fundjava që sapo lamë pas ishte pozitive për futbollistët shqiptarë që aktivizohen në Europë.

Faqja e specializuar e statistikave “Sofa Score” ka bërë vlerësimet për legjionarët që kanë shkëlqyer me paraqitjet në këtë fundjavë në kontinentin e vjetër.

I pari në këtë renditje është portieri i Kombëtares shqiptare, Elhan Kastrati, i cili vlerësohet me notën 7,6, ku ka ruajtur portën e paprekur për ekipin e tij Çitadela ndaj Palermos.

I dyti është Jon Mersinaj, i cili vlerësohet me notën 7,5, ku ka shkëlqyer me paraqitjet e tij me fanellën e Lokomotivës së Zagrebit.

I treti është renditur Emanuele Ndoj, i cili vlerësohet me notën 7,4, ku ka shënuar një gol për Breshian në ndeshjen kundër Venecias.

I katërti është renditur Andreas Ndoj, i cili është vlerësuar me notën 7,3, ku ka spikatur me paraqitjen e tij me Olimpiakosin.

I pesti është renditur Enriko Papa, i cili vlerësohet me notën 7,3, ku ka dhuruar një asist për ekipin e tij Rizespor ndaj Manisës.

VLERËSIMET E LEGJIONARËVE SIPAS FAQES SË SPECIALIZUAR, “SOFA SCORE” –

Fundjavë pozitive për lojtarët shqiptarë në