SPORT, 23 Tetor 2022, 22:10

Ecuria zhgënjyese/ Legjenda Kanavaro paraqet dorëheqjen pas vetëm katër ndeshjesh

Ecuria zhgënjyese/ Legjenda Kanavaro paraqet dorëheqjen pas vetëm

Aventura e Fabio Kanavaros në stolin e Beneventos është duke shkuar si mos më keq. Legjenda italiane në 4 ndeshje që ka drejtuar skuadrën në Serinë B, nuk ka regjistrua asnjë fitore, teksa Benevento, skuadër ku aktivizohet dhe Frederik Veseli, është zhytur në vendin e 15-të në tabelën e renditjes.

Pas 2 humbjeve të fundit, Kanavaro duket se është dorëzuar, duke paraqitur dorëheqjen te presidenti i klubit, Oreste Vigorito, edhe pse kishte vetëm 4 takime në drejtimin e Beneventos.

Gjithsesi, mediat italiane bëjnë me dije, se Oreste Vigorito, nuk pranoi tërheqjen e trajnerit duke besuar tek Kanavaro, si njeriu i duhur për të rikthyer sërish rezultatet pozitive. Vetë  kampioni i Botës, është shprehur i lumtur më pas që presidenti Vigorito nuk e pranoj dorëheqjen e tij dhe që ende i beson pavarësisht momentit negative që po kalon ekipi.

“Dorëzova dorëheqjen sepse e konsiderova si një akt të duhur dhe sepse Foxhia, nuk është vetëm drejtor sportiv, por edhe mik. Për ta bërë gjithçka shumë të qartë, bëra një hap prapa, por presidenti e refuzoi me shumë forcë dhe kjo, e pranoj, më bëri të lumtur”, u shpreh Kanavaro për “Diario AS”. Karriera si trajner e Kanavaros, deri më tani nuk ka shkuar sipas planit, teksa zhgënjimet kanë qenë të shumta…